Maqedonci: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në
BKT
Lajme

Maqedonci: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në

G.K/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në shënimin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se ky përvjetor është një rast për të nderuar historinë, përkushtimin dhe profesionalizmin e Marinsave Amerikanë.

“Për Kosovën, është gjithashtu një mundësi për të vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që kanë kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, shkroi Maqedonci.

Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke ritheksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit.

“Shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe mbetemi të përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, theksoi ai. 


MË SHUME NGA Lajme