Presidentja ndoqi ndeshjen Kosovë–Izrael, vlerësoi përkushtimin e futbollistëve
BKT
Lajme

Presidentja ndoqi ndeshjen Kosovë–Izrael, vlerësoi përkushtimin e futbollistëve

G.K/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila përfundoi me barazim.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka vlerësuar lojën dhe përkushtimin e futbollistëve, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në përfaqësimin e Kosovës.

“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e presidentes Shiroka Pula. 


MË SHUME NGA Lajme