Komandanti i KFOR-it takohet në Beograd me shefin e ushtrisë serbe
BKT
Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet në Beograd me shefin e ushtrisë serbe

G.K/RTKlive

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është theksuar rëndësia e dialogut të vazhdueshëm, koordinimit efektiv dhe mirëkuptimit të përbashkët.

“Ata theksuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, koordinimit efektiv dhe mirëkuptimit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më tej, KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive me të gjitha palët përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë.

“KFOR-i vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive me të gjitha palët përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë, duke nxitur marrëdhënie të bazuara në paanshmëri, profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, si dhe duke siguruar komunikim transparent dhe në kohë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka ritheksuar se mbetet plotësisht i aftë dhe i përkushtuar për përmbushjen e mandatit të tij, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 


MË SHUME NGA Lajme