Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi
BKT
Lajme

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

A.B/RTKLive

Një shtetas i Kosovës, me inicialet E.M., 47 vjeç, ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, në Mal të Zi.

Lajmi është konfirmuar për mediumin malazez “Vijesti” nga Drejtoria e Policisë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 15:45 dhe në të janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë rrugë është rikthyer, raporton mediumi malazez “Vijesti”.


MË SHUME NGA Lajme