Skandal: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në prag të Forumit të BE-së
BKT
Lajme

Skandal: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në prag të Forumit të BE-së

A.B/RTKLive

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e njohur për përmbajtjen e saj me pretendime historike dhe politike ndaj Kosovës, është kënduar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Komisioni Evropian, forumi do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel. Ky është edicioni i dytë i këtij aktiviteti.

Për këtë performancë ka reaguar Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën në kuadër të platformës WeBalkans, e cila ka qenë e pranishme në sallë. Ajo e ka kritikuar ashpër interpretimin e këngës, duke e cilësuar atë si të turpshëm dhe skandaloz.

“Vjen me përfaqësu Kosovën n’Forum të Zgjerimit të BE-së, edhe e sheh tu ta përfaqësu Kosovën Forumi me këtë këngë. Turp!!!”, ka shkruar Dibrani në Facebook.

RTK ka dërguar pyetje në Komisionin Evropian dhe deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.


MË SHUME NGA Lajme