Kosova sot me mot kryesisht të vranët dhe reshje lokale shiu
BKT
Lajme

Kosova sot me mot kryesisht të vranët dhe reshje lokale shiu

RTKLive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe reshje të shpërndara shiu në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.


MË SHUME NGA Lajme