Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës
BKT
Shëndetësi

Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, së bashku me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, Klodiana Spahiu, kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se gjatë vizitës janë takuar me profesionistët shëndetësorë dhe kanë vizituar disa nga repartet e spitalit.

Ai ka theksuar se ky spital ofron shërbime edhe për qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht ata që jetojnë në zonat kufitare.

“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shëndetësi është i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e të dy vendeve”, ka shkruar Vitia.


MË SHUME NGA Shëndetësi