Zhegrova shkëlqen, Juventusi shkund Venezian
BKT
Sport

Zhegrova shkëlqen, Juventusi shkund Venezian

F.B/RTKLive

Juventusi ka arritur fitore të thellë 4-0 ndaj Venezias, me Edon Zhegrovën që ishte protagonist në këtë triumf, duke dhuruar një asistim.

Reprezentuesi i Kosovës u përfshi për herë të parë këtë sezon në formacionin titullar të “Zonjës së Vjetër” dhe e shfrytëzoi maksimalisht besimin e trajnerit Luciano Spalletti, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Pas një pjese të parë pa gola, Juventusi zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të me Nick Ëoltemade, ndërsa Teun Koopmeiners dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë.

Në minutën e 65-të, Zhegrova asistoi bukur për Juan Cabal, i cili me kokë shënoi golin e tretë. Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Randal Kolo Muani nga penalltia në minutën e 71-të.

Ndërkohë, Albion Rrahmani u aktivizua në minutën e 87-të.

Me këtë triumf, Juventusi ngjitet në pozitën e gjashtë në Serie A, me 21 pikë të grumbulluara.