Ylli i Unitedit drejt largimit, Milani hyn në garë
F.B/RTKLive
E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United po shoqërohet me paqartësi, pasi mesfushori portugez ka konfirmuar se aktualisht nuk ka negociata për vazhdimin e kontratës.
Në një intervistë për “Sky Sports”, kapiteni i “Djajve të Kuq” ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta për rinovim nga klubi anglez, ndërsa situata e tij po ndiqet nga disa skuadra evropiane dhe arabe.
Në mesin e klubeve të interesuara është edhe Milani, i cili e sheh portugezin si një përforcim të mundshëm. Një rol në këtë interes mund të ketë edhe marrëdhënia e mirë e Fernandes me trajnerin Rúben Amorim, me të cilin ka punuar te Sportingu.
“Kam pasur mundësi të largohem, por gjithmonë kam zgjedhur të qëndroj. Nuk kam kërkuar më shumë para apo kontratë më të gjatë. Gjithmonë kam treguar se sa shumë më intereson ky klub”, deklaroi Fernandes.
Kontrata e tij aktuale me Manchester United është e vlefshme deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.






















