Kandiq: Të pagjeturit mbeten problemi më i madh i luftërave të viteve ’90 në rajon
BKT
Lajme

Kandiq: Të pagjeturit mbeten problemi më i madh i luftërave të viteve ’90 në rajon

A.B/RTKLive

Natasa Kandiq ka thënë se problemi më i madh i trashëguar nga luftërat e viteve ’90 janë personat e pagjetur, jo vetëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, por edhe mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe ndërmjet entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë.

Përmes një postimi në X, Kandiq ka theksuar se më së shumti janë të prekura familjet e personave të pagjetur, duke vënë në dukje se mungesa e varrit nënkupton edhe mungesën e dëshmisë për vdekjen.

Sipas saj, familjet që ende nuk i kanë gjetur të afërmit e tyre nuk trajtohen njësoj para ligjit me familjet që kanë arritur t'i varrosin anëtarët e vrarë.

Ajo ka vlerësuar se zgjidhja e fatit të të gjithë personave të pagjetur duhet të jetë në fokus, përmes shqyrtimit të arkivave ushtarake dhe policore, burimeve që lidhen me të gjitha formacionet e përfshira në konfliktet e armatosura, si dhe burimeve ndërkombëtare ushtarake e civile.

Kandiq ka kërkuar gjithashtu njohjen e lokacioneve të varrezave masive, përfshirë vendet ku janë shpërndarë, djegur apo zhytur mbetjet mortore, si dhe kërkime të reja në disa lokacione.

 


MË SHUME NGA Lajme