13:12 / 23.11.2026
Lushaku kërkon kërkimfalje nga BE-ja për përjashtimin e Kosovës nga Forumi i Zgjerimit
Edona Podvorica / RTK
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se ka kërkuar sqarim zyrtar me shkrim dhe kërkimfalje nga institucionet e Bashkimit Evropian për mospjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Zgjerimit në Bruksel dhe interpretimin e një kënge me motive nacionaliste serbe gjatë këtij aktiviteti.
Lushaku tha se në takimin e Komisionit për Integrime Evropiane me përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka kërkuar sqarime për këtë çështje.
Ajo bëri të ditur se kërkesa për sqarim i është drejtuar edhe komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me përzgjedhjen e këngës, mungesën e Kosovës në forum dhe kriteret për përzgjedhjen e shteteve pjesëmarrëse.






















