Studentët e UP-së protestojnë para Rektoratit, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
B.H./RTKlive
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Këshillat Studentorë të fakulteteve, do të organizojë sot, në orën 11:30, protestë para Rektoratit të UP-së.
Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj rektorit Arben Hajrullahu dhe, siç kanë bërë të ditur përfaqësuesit studentorë, për shkak të mosadresimit të kërkesave të tyre.
Pakënaqësitë e studentëve janë shtuar pas përplasjeve të fundit me rektorin, të cilat u intensifikuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, lidhur me vendimin për evidentimin e vijueshmërisë së studentëve përmes kodeve QR.
Reagime te studentët kanë nxitur edhe deklaratat e rektorit Hajrullahu, të cilat ata i kanë cilësuar fyese dhe kërcënuese.
Përfaqësuesit studentorë kanë kërkuar kërkimfalje nga rektori, si dhe dorëheqjen e tij.






















