Zbulohen tri buste të figurave historike në Llapushnik|Video
Fatos Cervadiku/RTK
Në Llapushnik të Drenasit u përjetësua kujtimi për tri figura të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Përmes një ceremonie solemne u zbuluan bustet e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit, personalitete që përfaqësojnë epoka të ndryshme të historisë, por që bashkohen në kontributin e tyre për kombin shqiptar.
Zbulimi i tri busteve u shoqërua me një akademi përkujtimore, ku u vlerësua veprimtaria historike, atdhetare dhe kombëtare e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së vlerave që këto figura përfaqësojnë te brezat e rinj.
“Zbulimi i busteve është nderim për të gjithë shqiptarët. Sot së bashku nderojmë tre personalitete në të cilat historia e kombit shqiptar është me vlera brenda kombeve të qytetëruara”, tha Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.
“Para nesh qëndrojnë tre figura të mëdha të historisë sonë: Pjetër Bogdani, Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari. Secila prej tyre na flet edhe sot”, tha Dr. Don Anton Uka, vikar ipeshkvor në Llapushnik
“Secili prej tyre përfaqëson një dimension të rëndësishëm të historisë shqiptare. Qëndresën politike, ushtarake, përkushtimin e kulturës së identitetit dhe sakrificën për njeriun”, tha Dr. Don Anton Uka, vikar ipeshkvor në Llapushnik”, tha Paulin Zefi, historian.
Të pranishmit vlerësuan se vendosja e këtyre busteve në Llapushnik përbën më shumë se një akt simbolik. Ajo synon të ruajë dhe të promovojë kujtesën për tri personalitete që, secili në kohën dhe rrethanat e veta, lanë gjurmë të rëndësishme në historinë, kulturën dhe rrugëtimin e popullit shqiptar.






















