Maqedonci: Të rinjtë kanë potencial për zhvillimin e teknologjisë së mbrojtjes
BKT
Lajme

Maqedonci: Të rinjtë kanë potencial për zhvillimin e teknologjisë së mbrojtjes

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për përmbylljen e garës ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”, e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë.

Gara u organizua nën patronatin e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe European Defense Tech Hub (EDTH), ndërsa aktivitetet zgjatën tri ditë.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka falënderuar ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për angazhimin e tyre, duke bërë të ditur se në ceremoninë përmbyllëse u ndanë çmimet për tri ekipet fituese.

Ai ka vlerësuar idetë dhe zgjidhjet e prezantuara gjatë garës, si dhe potencialin e të rinjve për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë në fushën e mbrojtjes.

“Për mua secili ekip që mori pjesë ishte fitues. Ishte kënaqësi të shihja nga afër idetë dhe zgjidhjet që u prezantuan, si dhe potencialin që kanë të rinjtë për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci.


MË SHUME NGA Lajme