Kasami dhe Mexhiti takojnë Kurtin, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë–Maqedoni e Veriut
BKT
Lajme

Kasami dhe Mexhiti takojnë Kurtin, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë–Maqedoni e Veriut

B. H. | RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në projektet infrastrukturore që lidhin të dyja shtetet.

“Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Kasami.

Ai i ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Takimi është zhvilluar gjatë vizitës së Kurtit në Manastir, ku po mbahet manifestimi për shënimin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit.


MË SHUME NGA Lajme