Arrestohet një person në Kaçanik i kërkuar me urdhëresë të gjykatës
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Kaçanik i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

RTKlive

Me datën 24.11. 2026, rreth orës 23:30, në rrugën “Arbëria” në Kaçanik, njësiti i NJRSH-së ka ndaluar një veturë të tipit “Opel Corsa”.

Gjatë verifikimit të një personi E. B. (18 vjeç), ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me dënim prej një viti burgim për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

I dyshuari, pas një tentimi për t’u larguar dhe pas ndjekjes nga policia në një distancë prej rreth dy kilometrash, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave të kërkuar.


MË SHUME NGA Kronika