Ekstradohet nga Belgjika i kërkuari për legalizim të përmbajtjes së rreme
Sh.G|RTKlive
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, është ekstraduar nga Belgjika në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar më 25 nëntor, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.
Pas ekstradimit, i dyshuari me inicialet B.B. iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për procedura të mëtejshme ligjore.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.






















