PSG dhe Roma barazojnë në pjesën e parë
BKT
Sport

PSG dhe Roma barazojnë në pjesën e parë

UK/RTKLive.com

PSG dhe AS Roma e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë 1:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës në Champions League, e cila po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra italiane ka kaluar e para në epërsi. Mario Hermoso ka shënuar në minutën e pestë, pas asistimit të Matías Soulé.

PSG është kundërpërgjigjur në minutën e tridhjetë e një, kur Illia Zabarnyi e ka barazuar rezultatin, pas asistimit të Senny Mayulu.

Francezët e kanë dominuar dukshëm posedimin e topit, me shtatëdhjetë për qind, ndërsa Roma ka pasur tridhjetë për qind.

Në dispozicion të skuadrave është edhe pjesa e dytë, ku rezultati mund të ndryshojë.


MË SHUME NGA Sport