Real Madrid fiton ndaj PSV, barazime për Arsenal dhe Manchester City
UK/RTKLive.com
Real Madrid ka shënuar fitore bindëse ndaj PSV Eindhoven, ndërsa Arsena dhe Manchester City janë ndalur me barazime në ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve.
Skuadra madrilene ka triumfuar 5:1 ndaj PSV-së, pasi pjesën e parë e kishte mbyllur në disavantazh.
Ivan Perisic ka kaluar mysafirët në epërsi nga pika e bardhë, por Real ka reaguar në pjesën e dytë, duke realizuar pesë gola.
Federico Valverde ka barazuar shifrat, ndërsa Jude Bellingham ka shënuar për epërsinë e madrilenëve. Më pas, Kylian Mbappe ka realizuar dy herë, kurse një gol e ka shtuar edhe Vinicius Junior.
Me këtë fitore, Real Madrid e ka regjistruar suksesin e pestë radhazi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, Arsenal ka barazuar 1:1 në shtëpi ndaj Borussia Dortmund. Viktor Gyokeres ka shënuar për epërsinë e londinezëve në minutën e dhjetë, ndërsa Maximilian Beier e ka barazuar për mysafirët në minutën e pesëdhjetë e pestë.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund. Dortmund e ka vazhduar serinë pa humbje në nëntë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa Arsenal ka regjistruar ndeshjen e njëzet radhazi pa humbje në kohën e rregullt të Ligës së Kampionëve.
Barazim ka pasur edhe në përballjen ndërmjet Manchester City dhe Napoli, e cila ka përfunduar 2:2.
Rasmus Hojlund e ka kaluar Napoli në epërsi pas pushimit, ndërsa Ayoub Bouaddi e ka barazuar për City. Skuadra italiane e ka rikthyer epërsinë me Noah Lang, por Rayan Cherki e ka shënuar golin e barazimit për anglezët në minutat e fundit.
REZULTATE E TË GJITHA NDESHJEVE: 






















