Modric mungon ndaj Olympiacos
UK/RTKLive.com
Milan do të jetë pa shërbimet e Luka Modric në ndeshjen e ardhshme në Ligën e Evropës kundër Olympiacos, pasi mesfushori kroat ka pësuar një lëndim muskulor.
Modric është aktivizuar për të gjitha minutat në fitoren 5:1 të Milan ndaj Frosinone në “San Siro”, por ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë në fund të takimit.
Ndonëse lëndimi nuk konsiderohet serioz nga stafi mjekësor i klubit italian, kroati nuk do të jetë në dispozicion për përballjen e radhës evropiane në udhëtim ndaj Olympiacos.
Gjithashtu, ekziston mundësia që mesfushori të mungojë edhe në ndeshjen e së hënës mbrëma kundër Cagliari, në kuadër të kampionatit italian.
Synimi i Milan është që Modric të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në fushë më 6 dhjetor, kur kuqezinjtë do të përballen me Parma në “San Siro”.






















