Administrata publike pushon të hënën për festën e 28 Nëntorit
BKT
Foto arkiv
Lajme

Administrata publike pushon të hënën për festën e 28 Nëntorit

RTKLive

Administrata publike në Kosovë do të ketë ditë pushimi të hënën, më 30 nëntor, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, e cila ka njoftuar se kjo ditë do të jetë pushim për të gjithë punonjësit e administratës publike.

Këtë vit, 28 Nëntori bie të shtunën, ndërsa pushimi është bartur në ditën e hënë.

Në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës, 28 Nëntori figuron si Ditë Memoriale.


MË SHUME NGA Lajme