Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët
BKT
Lajme

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

G.K/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK”, në Tiranë, të bashkorganizuar nga AKSIK i Republikës së Shqipërisë dhe AMIK i Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë fjalimit të tij ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe domosdoshmërinë e koordinimit ndërinstitucional dhe përfshirjes aktive të shoqërisë civile në të dyja vendet, për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më efektive sfidave të sigurisë së informacionit dhe kërcënimeve kibernetike.

“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, shkëmbimi i përvojave dhe avancimi i kapaciteteve tona sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së janë të një rëndësie të veçantë për sigurinë e përbashkët”, ka shkruar Maqedonci. 


MË SHUME NGA Lajme