18:51 / 26.11.2026
Gjilani subvencionon 1,084 fermerë me 171 mijë euro
E.Hoti/RTKlive
Komuna e Gjilanit ka mbështetur 1,084 fermerë me farë gruri dhe pleh artificial, në kuadër të subvencioneve në vlerë të përgjithshme prej 171 mijë e 200 eurosh.
Përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, janë shpërndarë 200 tonë farë gruri dhe 140 tonë pleh artificial për fermerët përfitues.
Sipas njoftimit të komunës, kjo mbështetje do të mundësojë mbjelljen e rreth 800 hektarëve tokë bujqësore, duke lehtësuar procesin e mbjelljeve vjeshtore dhe duke kontribuar në rritjen e prodhimtarisë vendore.
Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbështetjen për fermerët dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë.






















