Komuna e Prishtinës siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

G.K/RTKlive

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e grave përmes punësimit, praktikës profesionale dhe trajnimeve.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka siguruar 19 vende pune për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje, me qëllim të fuqizimit të tyre ekonomik.

"Kjo nismë, e realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, të udhëhequr nga Adelina Sahiti, synon fuqizimin ekonomik të grave dhe krijimin e mundësive për një jetë të pavarur, të sigurt dhe me dinjitet", thuhet në njoftm.

 


MË SHUME NGA Kosovë