Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, investim 1.32 milion euro
BKT
Kosovë

Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, investim 1.32 milion euro

V.Th / RTKLive

Ka nisur projekti për rehabilitimin e rrugës së Uglarit, në segmentin që mban emrin e dëshmorit të kombit Agron Rrahmani. Investimi kap vlerën e 1.32 milion eurove, ndërsa rruga ka gjatësi prej 2.8 kilometrash.

Në nisjen e punimeve morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti.

Kryeministri Kurti në një postim në Facebook ka theksuar se kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për banorët e Uglarit dhe të dyja komunave, por edhe për lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një alternative për shkarkimin e trafikut drejt dhe nga kryeqyteti.

Punimet përfshijnë shtrimin e dy shtresave të asfaltit, trajtimin e kanalizimit atmosferik, ndërtimin e trotuareve dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse.


MË SHUME NGA Kosovë