12:50 / 23.11.2026
Prishtina synon organizimin e Bienales së Tekstilit
V.Th / RTKLive
Mundësia e organizimit të Bienales së Tekstilit në Kosovë ishte temë e diskutimit mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Christine Athenor, kuratore e përgjithshme e Festivalit Ndërkombëtar të Tekstileve të Jashtëzakonshme në Clermont-Ferrand të Francës.
Sipas njoftimit të Komunës, takimi u mbajt në Odën e Kryeqytetit, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Rama ka vlerësuar potencialin e Prishtinës për zhvillimin e aktiviteteve artistike në hapësirat publike dhe ndërtesat e qytetit, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë do të krijonte mundësi të reja për artistët kosovarë dhe do ta lidhte kryeqytetin me skenën ndërkombëtare të artit dhe kulturës.






















