10:20 / 23.11.2026
Drejt përfundimit asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc
N.M. /RTKlive
Asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc është drejt përfundimit, ku në segmentin prej 3,15 kilometrash po shtrohet shtresa e tretë e asfaltit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se paralelisht me asfaltimin po vendoset edhe sinjalistika horizontale dhe vertikale. Vlera e investimit në këtë segment është mbi një milion euro.
Punimet po vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor Kijevë–Zahaq, me qëllim të përmirësimit të kushteve të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë rrugore.






















