Studentët paralajmërojnë protestë para Rektoratit, kërkojnë shkarkimin e rektorit
BKT
Kosovë

Studentët paralajmërojnë protestë para Rektoratit, kërkojnë shkarkimin e rektorit

Sh.Ç/RTKlive

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat Studentorë të fakulteteve, do të protestojnë të hënën para objektit të Rektoratit, duke filluar nga ora 11:30.

Protesta vjen si reagim ndaj deklaratave të rektorit Arben Hajrullahu, të cilat kanë nxitur pakënaqësi te përfaqësuesit e studentëve.

Vendimi për të protestuar është konfirmuar edhe pas takimit me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Sipas studentëve, gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Drejtues janë distancuar nga gjuha e përdorur nga rektori.

Megjithatë, studentët kanë kërkuar që institucionet e universitetit të ndërmarrin hapa konkretë dhe të mos e lënë çështjen vetëm në nivel diskutimesh. Kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i Arben Hajrullahut nga pozita e rektorit.

Ata kanë bërë të ditur se deri më tani nuk kanë marrë asnjë kërkimfalje dhe nuk kanë parë tërheqje nga deklaratat e rektorit, prandaj kanë vendosur ta vazhdojnë kundërshtimin përmes protestës së paralajmëruar.


MË SHUME NGA Kosovë