Mbahet diskutim publik për Planin e Integritetit në Komunën e Obiliqit
A.B/RTKLive
Sot, në Komunën e Obiliqit, u mbajt diskutimi publik për Planin e Integritetit, një dokument i rëndësishëm që synon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional në administratën komunale.
Diskutimi u udhëhoq nga kryetari i Komisionit për Hartimin e Planit të Integritetit, Behar Gashi, ku u trajtuan çështje që lidhen me identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve të korrupsionit, përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm dhe avancimin e standardeve të etikës profesionale.
"Plani i Integritetit synon të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të administratës komunale, forcimin e besimit të qytetarëve dhe promovimin e qeverisjes së përgjegjshme. Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të transparencës, integritetit dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët", njofton Komuna.






















