Njoftim për kosovarët në Australi dhe Zelandë të Re, ja si mund t’i regjistrojnë fëmijët
BKT
Lajme

Njoftim për kosovarët në Australi dhe Zelandë të Re, ja si mund t’i regjistrojnë fëmijët

Sh.Ç/RTKlive

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka njoftuar qytetarët kosovarë që jetojnë në Australi, Zelandën e Re dhe vendet e rajonit të Paqësorit se mund të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve të tyre të lindur jashtë Kosovës, nga mosha 0 deri në 18 vjeç.

Sipas njoftimit të Shërbimit Konsullor të Ambasadës, kjo mundësi u takon fëmijëve, të cilët kanë të paktën njërin prind shtetas të Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Për regjistrimin e fëmijës kërkohet dëshmia e shtetësisë kosovare të së paku njërit prind, certifikata ndërkombëtare e lindjes së fëmijës, dokumentet identifikuese të të dy prindërve, si dhe pëlqimi me shkrim i të dy prindërve, në rastet kur kjo kërkohet me ligj.

Ndërkaq, për fëmijët e moshës 14 deri në 18 vjeç, krahas dokumentacionit të nevojshëm, kërkohet edhe pëlqimi i vetë fëmijës.

Ambasada u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në Australi, Zelandën e Re dhe vendet e tjera të rajonit të Paqësorit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për regjistrimin e fëmijëve të tyre dhe realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme