Policia në Ferizaj përgatitet për sezonin dimëror, fokus te trafiku dhe shkollat
BKT
Lajme

Policia në Ferizaj përgatitet për sezonin dimëror, fokus te trafiku dhe shkollat

Sh.G|RTKlive

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Remzi Azemi, ka mbajtur një takim koordinues me shefat e sektorëve dhe komandantët e stacioneve policore të rajonit, ku janë diskutuar prioritetet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore.

Sipas njoftimit të Policisë, në takim është diskutuar përgatitja për sezonin dimëror, siguria në trafik, trajtimi i rasteve të dhunës në familje dhe luftimi i veprave penale kundër pasurisë.

Vëmendje i është kushtuar edhe parandalimit të dukurive negative te të rinjtë, sigurisë në shkolla dhe organizimit të aktiviteteve vetëdijësuese.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte bashkëpunimi me institucionet lokale, veçanërisht në funksion të përballimit të sfidave që mund të paraqiten gjatë sezonit dimëror.

Gjatë takimit u theksua nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet njësive policore, përcaktim të detyrave konkrete dhe raportim periodik për rezultatet e punës.

Drejtori Rajonal i Policisë, nënkolonel Remzi Azemi, kërkoi rritjen e efikasitetit dhe përgjegjësisë profesionale, me synim garantimin e sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e rajonit të Ferizajt.


MË SHUME NGA Lajme