Shiroka Pula dhe Dux flasin për integrimin evropian
BKT
Lajme

Shiroka Pula dhe Dux flasin për integrimin evropian

V.Th. / RTKLive

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e përkrahjes hungareze në procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zbatimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjen e takimit të ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, me synim identifikimin e mundësive për investime të reja.

 


MË SHUME NGA Lajme