Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
BKT
Lajme

Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fëllanza Podrimjen në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.

"Kryeministri Kurti e uroi znj. Podrimja për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja", thuhet në njoftim.

.


MË SHUME NGA Lajme