Rasti i Arlinda Zekajt në fokus të hetimit parlamentar, sot intervistohen zyrtarët e Pejës
BKT
Lajme

Rasti i Arlinda Zekajt në fokus të hetimit parlamentar, sot intervistohen zyrtarët e Pejës

RTKlive

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën në fokus do të jetë intervistimi i zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Pejë dhe kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të intervistohen Toska Gega, menaxhere e rastit në QPS-në e Pejës, Durim Kelmendi, udhëheqës i QPS-së, Shpat Morina, zyrtar i kësaj qendre, si dhe Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë.

Po ashtu, para Komisionit do të intervistohet edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.


MË SHUME NGA Lajme