KDI dënon gjuhën joparlamentare në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
BKT
Lajme

KDI dënon gjuhën joparlamentare në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

E.Hoti/RTKlive

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka dënuar sjelljet dhe gjuhën e përdorur nga disa deputetë gjatë mbledhjeve të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt.

Në reagimin e publikuar të mërkurën, KDI ka thënë se mbledhjet e komisionit po shndërrohen në përplasje personale dhe partiake, duke u larguar nga çështjet që janë në rend të ditës.

Sipas KDI-së, diskutimet në disa prej mbledhjeve kanë kaluar në akuza, sulme dhe fyerje mes deputetëve, gjë që, siç thuhet, dëmton hetimin parlamentar dhe besimin e publikut në këtë proces.

“Deputetët kanë përgjegjësi ndaj publikut, e posaçërisht ndaj familjes së saj, që këtë çështje ta trajtojnë me dinjitet”, thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI ka kërkuar nga kryesuesi i Komisionit, Burim Ramadani, që të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj përdorimit të gjuhës joparlamentare.

Po ashtu, organizata ka kërkuar që mbledhjet të zhvillohen në përputhje me agjendën dhe standardet e sjelljes e komunikimit parlamentar.


MË SHUME NGA Lajme