“Ditët e Nëntorit” rikthehen në Gjakovë, nis edicioni i tretë i festivalit
Sh.G|RTKlive
Të premten në Gjakovë nis edicioni i tretë i festivalit kulturor “Ditët e Nëntorit”, një ngjarje që tashmë është bërë pjesë e kalendarit kulturor të qytetit dhe që synon të promovojë artin, kulturën dhe krijimtarinë.
Komuna e Gjakovës dhe Fondacioni për Gjakovën kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e këtij festivali.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, festivali do të përfshijë një program të larmishëm me aktivitete kulturore, duke krijuar mundësi për bashkimin e artistëve, krijuesve dhe dashamirësve të artit.
Përmes këtij organizimi, Gjakova synon të forcojë edhe më tej rolin e saj si një qendër e rëndësishme e jetës kulturore dhe artistike.
Komuna e Gjakovës ka ftuar qytetarët dhe vizitorët që të bëhen pjesë e aktiviteteve të festivalit, i cili këtë vit shënon edicionin e tretë.






















