Jakup Krasniqi rikthehet për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë
BKT
Lajme

Jakup Krasniqi rikthehet për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë

Sh.Ç/RTKlive

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vazhduar edhe të enjten vizitën familjare në shtëpinë e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Krasniqi ka arritur në shtëpinë e tij gjatë orëve të paradites, nën përcjelljen e automjeteve të EULEX-it dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë, pasi vizita familjare iu lejua nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gjatë gjithë lëvizjes nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë drejt banesës familjare në Velani, Krasniqi është shoqëruar nga forcat përkatëse të sigurisë.


MË SHUME NGA Lajme