ASK: Më shumë lindje në shtator 2026 sesa në gusht 2026
BKT
Kosovë

ASK: Më shumë lindje në shtator 2026 sesa në gusht 2026

A.B/RTKLive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2026. Sipas ASK-së, më shumë lindje ka pasur në muajin shtator 2026 sesa në gusht 2026.

Në muajin shtator 2026 janë regjistruar 2 556 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Gjithsej nga lindjet e regjistruara, 1 378 janë meshkuj dhe 1 178 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në  muajin shtator 2026 numri i lindjeve u rritë me 2,2 %.

Gjatë muajit shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 861 raste të vdekjeve (brend dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 462 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 ka rënie të vdekjeve me 11,0 %.

Në muajin shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 1 215 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 numri i kurorëzimeve u zvogëlua me 37,5%.

"Ndërsa, gjatë muajit shtator 2026, janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2026,ne muajin shtator numri i shkurorëzimeve është rritur me 55,7%. Të dhënat publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)", njofton ASK.


MË SHUME NGA Kosovë