Policia e Ferizajt dhe Shtimes mbajnë ligjërata vetëdijësuese për nxënësit
Sh.Ç/RTKlive
Policia e Ferizajt dhe ajo e Shtimes kanë organizuar ligjërata vetëdijësuese në shkollat fillore të mesme të ulëta, me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së sigurisë në ambientet shkollore.
ipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, aktivitetet janë zhvilluar me nxënësit e klasave VII–IX në dy institucione arsimore.
Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, zyrtarët policorë kanë diskutuar me nxënësit për pasojat e përdorimit të narkotikëve, si dhe për masat e sigurisë gjatë përdorimit të internetit.
Ndërkaq, në shkollën “Emin Duraku” në Shtime, temat e trajtuara përfshinë bullizmin, parandalimin e ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore ndaj këtyre dukurive.
Ligjëratat janë mbajtur nga zyrtarë policorë të certifikuar si instruktorë, të cilët kanë informuar nxënësit për rreziqet dhe pasojat që mund të cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Në njoftimin e saj, Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se mbetet e përkushtuar në edukimin dhe vetëdijesimin e të rinjve, si dhe në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt për të gjithë.
Përmes këtyre aktiviteteve, policia synon të forcojë bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë.






















