Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës
K. K. / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se së bashku me drejtorin e Planifikimit ka pritur përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre.
“U dakorduam që në takimin e radhës t’i konkretizojmë bashkë propozimet dhe t’i harmonizojmë me planin arkitektonik”, ka shkruar Rama.
Ndryshe projekti “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili parasheh ndërtimin e një objekti për akomodimin e atletëve dhe stafit përcjellës gjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ka nxitur reagime dhe kundërshtime pas miratimit të lokacionit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.























