MASHT-i dhe UNICEF-i nisin trajnimet për kurrikulën e re të edukimit të hershëm
G.K/RTKlive
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, ka nisur trajnimet për zbatimin e Kurrikulës së re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, e cila është kurrikula e parë e unifikuar për fëmijët nga 9 muaj deri në 6 vjeç.
Sipas njoftimit të UNICEF-it në Kosovë, në fazën e parë do të trajnohen 250 profesionistë të edukimit të hershëm, ndërsa gjatë vitit 2027 synohet të përfshihen të gjithë profesionistët në nivel vendi.
“Një hap i rëndësishëm për edukimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
UNICEF-i ka theksuar gjithashtu rëndësinë e investimit në vitet e para të jetës së fëmijëve.
“Investimi në vitet e para të jetës është investim në të ardhmen, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo fëmijë që të mësojë, të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij të plotë”, thuhet në njoftim.























