Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 13 gradë
RTKlive
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Sa u përket kushteve biometeorologjike, IHMK-ja bën të ditur se me rritjen e temperaturave pritet një përmirësim i lehtë i tyre, megjithëse vranësirat dhe reshjet e mundshme të shiut do të vazhdojnë të ndikojnë në ndjesinë e motit.
Instituti rekomandon veshje të përshtatshme për mot të freskët dhe kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.























