Ministria e Arsimit fton studentët e Gjilanit në diskutim për arsimin 2035+
BKT
Kosovë

Ministria e Arsimit fton studentët e Gjilanit në diskutim për arsimin 2035+

Sh.G|RTKlive

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ftuar studentët e rajonit të Gjilanit që të marrin pjesë në një bashkëbisedim me ministrin Hajrulla Çeku, në kuadër të procesit të konsultimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.

Sipas njoftimit të Ministrisë, takimi synon të krijojë një hapësirë të hapur diskutimi, ku studentët do të kenë mundësi të shprehin sfidat, nevojat dhe propozimet e tyre lidhur me të ardhmen e arsimit në Kosovë.

Bashkëbisedimi do të mbahet të martën, më 17 nëntor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në sallën A/34.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës synon që përmes këtij procesi konsultues të përfshijë edhe zërin e studentëve në hartimin e politikave dhe objektivave për zhvillimin e arsimit në Kosovë deri në vitin 2035 e më tej.


MË SHUME NGA Kosovë