Pacolli përmbyll vizitën në COP31 në Antalia
BKT
Kosovë

Pacolli përmbyll vizitën në COP31 në Antalia

Sh.G|RTKlive

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka përmbyllur qëndrimin në Konferencën COP31 në Antalia, pas disa ditësh takimesh bilaterale, shkëmbimi përvojash dhe takimesh me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Përmes një njoftimi, Pacolli e ka cilësuar pjesëmarrjen në këtë organizim si një kënaqësi dhe nder të veçantë, duke theksuar rëndësinë e prezantimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se Kosova ka zërin dhe vizionin e saj dhe është e gatshme të jetë pjesë aktive e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ardhmen e përbashkët.

Ministrja Pacolli ka shprehur mirënjohje të veçantë për GIZ-in gjerman, LuxDev-in dhe Shqipërinë, për mundësimin e pjesëmarrjes së Kosovës në takimet dhe tryezat ndërkombëtare.

Sipas saj, kjo mbështetje i dha Kosovës mundësinë të përfaqësohet dhe të jetë e pranishme në këto diskutime në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera.


MË SHUME NGA Kosovë