MASH zhvillon shtatë takime me prindër për Strategjinë e Arsimit 2035+
BKT
Kosovë

MASH zhvillon shtatë takime me prindër për Strategjinë e Arsimit 2035+

E.Hoti/RTKlive

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka zhvilluar shtatë takime me prindër në shtatë rajonet e Kosovës, në kuadër të diskutimeve për Strategjinë e re të Arsimit 2035+.

Sipas njoftimit të MASH-it, në këto takime janë diskutuar çështje që lidhen me përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.

Temat kryesore të diskutimit ishin shkolla gjithëditore, përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, rishikimi i kurrikulës dhe teksteve shkollore, si dhe siguria dhe mirëqenia e fëmijëve në shkolla.

“Sugjerimet dhe propozimet e prindërve do të na ndihmojnë që politikat arsimore t'u përgjigjen sa më mirë nevojave të fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka falënderuar Këshillin e Prindërve të Kosovës për bashkëpunimin në organizimin e takimeve, si dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në diskutime.

 


MË SHUME NGA Kosovë