Kosova për herë të parë në ceremoninë përkujtimore në Berlin
BKT
Kosovë

Kosova për herë të parë në ceremoninë përkujtimore në Berlin

Sh.G|RTKlive

Një delegacion nga Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në ceremoninë përkujtimore të Ditës Kombëtare të Zisë në Berlin të Gjermanisë, organizuar nga organizata gjermane Volksbund Deutsche Kriegsgräberfürsorge.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, në këtë ceremoni Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësoi kryeqytetin, krahas delegacioneve nga Hungaria, Austria dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë.

Në njoftim është shprehur mirënjohje edhe për Arsim Gërxhaliun, për kontributin e tij njerëzor dhe profesional në shërbim të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave.

Komuna e Prishtinës ka vlerësuar se puna e Gërxhaliut kontribuon në ndërtimin e urave të besimit përtej kufijve, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Sipas komunës, pjesëmarrja në këtë ceremoni përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe në përkujtimin e viktimave.


MË SHUME NGA Kosovë