11:15 / 16.11.2026
KRU “Prishtina” realizon intervenime në disa rrugë dhe fshatra të kryeqytetit
Sh.G|RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në disa lokacione në Prishtinë dhe rrethinë.
Sipas njoftimit, intervenimet do të zhvillohen në rrugët C, Tahir Meha, Holger Pedersen, Nikollë Ivanaj dhe Gjergj Balsha, si dhe në fshatrat Bardhosh, Vranidoll dhe Barilevë.
Nga KRU “Prishtina” kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë realizimit të këtyre punimeve.























