11:05 / 17.11.2026
Linjë e re e transportit publik nga Graboci dhe Lismiri drejt Prishtinës
Sh.G|RTKlive
Banorët e Grabocit dhe Lismirit do të kenë në dispozicion një linjë të re të transportit publik drejt Prishtinës, me udhëtime të rregullta dhe orar të përcaktuar.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, autobusët do të qarkullojnë në disa termine gjatë ditës, ndërsa nisjet nga Graboci do të bëhen në orën 07:10, 09:40, 12:00, 14:15 dhe 16:45.
Nga Lismiri nisjet janë paraparë në orën 07:30, 10:00, 12:20, 14:35 dhe 17:05, ndërsa nga Prishtina në orën 08:30, 10:30, 13:10, 15:40 dhe 18:00.
Sipas komunës, kjo linjë e re synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre dy fshatrave me kryeqytetin.























