Debat publik për projektin e sistemit të ruajtjes së energjisë në bateri
RTKlive
Korporata e Ruajtjes së Energjisë (KRE sh.a.), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Istogut, do të organizojë debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për projektin e sistemit shumëfunksional të ruajtjes së energjisë në bateri (RESS).
Debati publik do të mbahet më 30 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Kuvendin Komunal të Istogut.
Projekti parasheh ndërtimin e një sistemi të ruajtjes së energjisë në bateri me kapacitet prej 125 megavatësh (MW), përkatësisht 250 megavat-orësh (MWh), në fshatin Bellopojë të Istogut.
Sipas njoftimit, debati do të organizohet edhe në mënyrë virtuale përmes platformës Zoom, në këtë adresë:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Qytetarët dhe publiku i interesuar do të kenë mundësi të marrin pjesë në debat dhe të njihen me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin në fjalë.
Të dhënat për pjesëmarrje online:
Linku: https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin mund të gjendet në uebfaqen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në këtë link:
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Ndërkaq, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit mund t'i dërgojnë komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me projektin në adresën elektronike: [email protected].
Organizatorët kanë ftuar publikun e interesuar të marrë pjesë në debat dhe të kontribuojë me komentet dhe sugjerimet e tij për projektin.






















