KFOR-i riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual
BKT
Kosovë

KFOR-i riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual

Sh.Ç/RTKlive

Me rastin e Ditës Evropiane për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual, misioni i KFOR-it riafirmon rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave, sigurisë dhe mirëqenies së çdo fëmije.

"Çdo fëmijë meriton të rritet në një mjedis të sigurt, të lirë nga çdo formë e dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit. Për këtë qëllim, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, harmonizimi i legjislacionit dhe shkëmbimi i informacionit janë thelbësorë për identifikimin, parandalimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit", thekson KFOR-i

KFOR-i thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet dhe partnerët përkatës, në mbështetje të një mjedisi më të sigurt për të gjithë fëmijët.

Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë.


MË SHUME NGA Kosovë